Një ngjarje tragjike ka nddohur në kanalin Anglez, teksa mes personave që kanë arritur të shpëtojnë është edhe një shqiptar.
Fatbardha Çelaj, një përkthyese shqiptare ka zhvilluar së fundmi një intervistë me gazetarin Klodian Zhivani lidhur me ngjarjen tragjike në Kanalin Anglez, ku kanë humbur jetën 4 persona.
Përkthyesja, e cila punon në spitalin e Kentbury, ka bërë me dije se një ndër personat që ka shpëtuar është shqiptar. Ai quhet Denis dhe është me origjinë nga veriu i Shqipërisë. Gjithashtu u bë e ditur se gjendja e Denisit është e normalizuar por ai është shfaqur i traumatizuar pas tragjedisë së ndodhur.
Pjesë nga intervista:
Fatbardha Çelaj : Unë jam përkthyese në Britani. Jam në spitalin e Kentbury aktualisht. Situata është shumë e ndjerë. Ndodhen 34 persona që i kanë shpëtuar tragjedisë. Mes tyre është një shqiptar, i quajtur Denis. Ai nuk do të prononcohet, unë kam kontaktuar me prindërit e tij, është shumë. Vetëm Denisi është identifikuar si shqipfolës. Është nga veriu, gjendja është shumë mirë, por është i traumatizuar ende.
Klodian Zhivani: Si është gjendja e personave të tjerë?
Fatbardha Çelaj : Gjendja e personave të tjerë është shumë e komplikuar, gjuhët e tjerëve nuk i dimë. Mundohemi të hyjmë në çdo dhomë, mundohemi të gjejmë mos ka shqipfolës të tjerë. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Katër janë identifikuar të vdekur. 34 janë këtu në spital, nuk mund të japim shumë detaje, nuk japim dot detaje para autoriteteve.
Klodian Zhivani: Cili është apeli për të gjithë prindërit shqiptarë?
Fatbardha Çelaj : Ju lutem qetësohuni, deri tani vetëm Denisi është identifikuar. Mos i nisni fëmijët në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk e di, jam shumë e emocionuar të shoh këtë gjë të padëshirueshme. Ju lutem mos i nisni, mbajini afër.