Ashtu siç është paralajmëruar edhe ditën e djeshme, sot në orën 18:30 do të fillojë edhe përshkallëzimi i protestës së opozitës në të gjithë vendin.
Protestimi para Parlamentit duket se nuk ka qenë i frytshëm, kështu që opozita ka gjetur një rrugë alternative, protestat e shtrira në rang vendi.
Tashmë janë marrë të gjitha masat dhe në krye të rezistencës do të qëndrojnë ish-deputetët e opozitarë, të cilët do të bllokojnë edhe 5 akse kryesore në 5 qarqe të vendit.
Nga ajo që mësohet deri tani ish-deputetët e Qarkut të Elbasanit dhe Korçës, do të protestojnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit dhe pranë tyre do të qëndrojnë Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.
Një tjetër aks i bllokuar do të jetë edhe autostrada Plepa-Kavajë, ku në krye do të qëndrojnë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.
Rrethrrotullimi i Sheqit gjithashtu do të bllokohet dhe nga ish-deputetët do të jenë të pranishëm ish- deputetët Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu.
Gjithashtu do të bllokohet edhe Miloti, ku në krye të tubimit do të jenë Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.
Ndërkohë që protesta kryesore do të jetë e vendosur në rrethrrotullimin e Shqiponjës në kryeqytet. Kësaj proteste pritet t’i bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ndër të tjerë do jenë edhe ish-deputetët: Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.