Në fjalën e tij kreu i PL, Ilir Meta, pas incidentit të ndodhur ku Berisha u godit me grusht është shprehur se incidenti ishte i planifikuar nga kryeministri Rama dhe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj tij. Meta e cilësoi Ramën ‘pjellë bastarde dhe skifizofren’.
“Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë, por sot besoj se është shuam e qartë: Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës ë veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.
Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz. Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!”, tha Meta.
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe ndërkohë po merr mjekim në spitalin e Traumës.