Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkodra dhe Lezha janë qarqet më të prekura, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin për situatën nga përmbytjet në vend

14:51 22/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Si pasojë e reshjeve të dendura të cilat shkaktuan përmbytje në disa zona mësohet se në Shkodër 26 familje janë ende të evokuara, ndërkohë që pjesa tjetër janë rikthyer në banesat e tyre. Ndërkohë sipas bilancit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në Lezhë në 4 banesa ka ende prezencë uji.

NJOFTIMI I MINISTRISË SE MBROJTJES

Gjatë orëve të fundit kemi pasur një përmirësim të konsiderueshëm të situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.

Menjëherë pas marrjes së të dhënave mbi parashikimin e motit nga IGJEUM dhe Shërbimi Meterologjik Ushatrak, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar pushtetin vendor, veçanërisht bashkitë më të rrezikuara nga reshjet e shiut që kanë qenë të një sasie të konsiderueshme.

Në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Civile thirra edhe mbledhjen e Komitetit ku të ftuar ishin edhe kryetarët e bashkive, Prefektët e zonave me risk, me të cilët rakorduam planin e masave për të përballuar pasojat.

Që prej ditës së parë janë angazhuar në terren:

1.570 Forca të Armatosura

2.495 Forca Zjarrfikëse

3.400 Forca nga Policia Shtetit

4.315 Forca Vullnetare

5.Ekipet e Shërbimit Mjekësor

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara.

-Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë

-Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.

Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim:

-Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje

-1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur

RRUGET

Përgjithësisht rrugët në rajonin e veriut të vendit janë të kalueshme, veç pak segmenteve.

Janë pastruar dhe ka qarkullim normal në segmentet që lidhin Tropojën, në aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh dhe Bogë- Theth.

Në akset Kukës – Krumë, Kukës – Ura Zapodit, në aksin Kukës – Bushtricë.

Po punohet dhe shumë shpejt do të jenë të lira edhe disa akse si:

Lezhë- Vau i Dejës, Qafa e Malit-Fierzë, Ura e Matit – Lezhë

Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit.

Janë të lira akset rrugore nacionale dhe turistike

Njëkohësisht po bëhet një kontroll i urave pas situatës së krijuar nga shirat.

NIVELI I LUMENJVE

Niveli i lumenjve Drin (5.9 nga 7.5), Buna (7.6 nga 8.7) është aktualisht poshtë nivelit kritik.

Në Hidrovoret Droje, Shllinze, Tale, Ishull Shengjin, Gryke Zeze, Gocaj, Balldre nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Po monitorohet situata pa ndërprerje.

Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, në Bashkitë Durrës, Kukës, Dibër situata paraqitet normale

BASHKITË

Të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas VKM 414 ky buxhet mund të përdoret për:

1.Shërbime të ndërhyrjes së menjëhershme në shpëtimin e jetës së shtetasve, pronës private e publike.

2.Akordimin e ndihmës financiare për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet, në aspektin ndërtimor dhe orendi shtëpiake.

3.Marrjen e masave rehabilituese në objektet infrastrukturore që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, pronat e tyre dhe mjedisin, të cilat ndikojnë në rikthimin e jetës normale për komunitetin e veprimtaritë e tij ekonomike.

4.Shpenzime të kryera për blerje karburanti dhe pjesë ndërrimi për automjete dhe makineri, të cilat përdoren për përballimin e situatave emergjente.

5.Mbulimin e shpenzimeve të tjera operative të kryera gjatë përballimit të ngjarjeve dhe situatave të emergjencës civile;

6.Blerje materialesh të ndryshme, që i shërbejnë veprimtarisë së strukturave të emergjencës civile në nivel vendor.

7.Mbajtjen në gatishmëri të infrastrukturës së ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre

Ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre tri ditëve, Forcat e Armatosura, ato Zjarrfikëse, Forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e shërbimit mjekësor do të vijojnë të jenë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve për çdo nevojë.

Përsërisim thirrjen drejtuar të gjithë banorëve të zonave të rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre edhe në orët në vijim, pasi sipas parashikimit të motit pritet një tjetër sasi e konsiderueshme reshjesh. Ju lutemi në çdo rast nevoje njoftoni pa vonesë autoritetet vendore.

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës, i cili ishte aktivizuar mbrëmjen e së dielës, është riaktivizuar sërish këtë të hënë....

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”
Aktualitet

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Një prej monumenteve më të rralla dhe më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Tuma e Kamenicës, që daton nga shekulli...

18:26 14/07/2025
Para
Bordi ndryshon sërish çmimet, ja sa do të shiten karburantet nga sot

Bordi ndryshon sërish çmimet, ja sa do të shiten karburantet nga sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

17:53 14/07/2025
Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

17:33 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.