Teksa gjendja e motit është e përkeqësuar në vend, bashkia Shkodër ka përditësuar informacionet në lidhje me situatën e motit të keq në qarkun verior.
Njoftohet se deri në orën 16:00, 159 persona janë evakuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjes nga reshjet e shumta të 24 orëve të fundit. Një pjesë e tyre janë strehuar në ambjentet e konivkteve ndërsa të tjerë janë dërguar në banesat e të afërmve të tyre deri në përmirësim të situatës. Nga informacionet, 2425 hektarë tokë rezultojnë të mbuluara, ndërsa qindra banesa të tjera kanë prezencë uji në oborre.
INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 7.52 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2425Ha
Nj.A. Ana e Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 170 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 50cm ujë.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 155 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara:
Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)
Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 455 banesa:
Guri I Zi 250 banesa
Bërdicë 180 banesa, nga kto 20 ne biznese
Lagja Nr.4, 15 banesa
Lagja nr. 1, 10 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.