Rusia nuk di të ndalet në sulmet e saj dhe “kurbani” i rradhës është Polonia.
Mbrëmjen e djeshme dy raketa ruse kanë goditur një fermë në PrzeWodóW në anën polake të kufirit polako-ukrainas.
Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se janë vrarë dy polakë.
Kryeministri polak Moraëiecki dhe Presidenti Duda kanë thirrur një takim urgjent të Byrosë së Sigurisë Kombëtare sipas nenit 5 të NATO-s.
Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka kërkuar kujdes.
Ai theksoi disa masa të shpallura tashmë, duke përfshirë një gatishmëri të shtuar ushtarake dhe biseda me aleatët e NATO-s për një takim të nenit 4 midis shteteve anëtare. Varshava gjithashtu do të rrisë monitorimin e hapësirës së saj ajrore.
Kryeministri vazhdoi duke kërkuar që njerëzit të jenë të përmbajtur. “U bëj thirrje të gjithë polakëve që të qëndrojnë të qetë rreth kësaj tragjedie. Të tregohemi të matur, të mos lejojmë të manipulohemi.
Udhëheqësit e G7 do organizojnë një takim urgjent të samitit ditën e sotme në përgjigje të shpërthimit në Poloni , tha agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar një burim të qeverisë japoneze.
Kjo do të thotë se krerët e qeverive nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar do të diskutojnë incidentin dhe pasojat e mundshme. Të gjithë ata janë anëtarë të NATO-s, përveç Japonisë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për bisedime në samitin e G20 pas raportimeve të raketave që kanë rënë në Poloni, sipas një zëdhënësi të Pallatit Elysee të martën.
“Presidenti ka kontaktuar udhëheqjen polake dhe po mbahet i informuar për situatën në zhvillim”, tha zëdhënësi.
Një burim francez i mbrojtjes i tha CNN se Franca ishte “jashtëzakonisht e kujdesshme” dhe se zyrtarët nuk do të komentonin derisa të ishin në gjendje të “analizonin të gjithë informacionin në dispozicion”. Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha në një postim të martën në Tëitter se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, e quajtur edhe Farnesina, po ndjek nga afër zhvillimet në Poloni dhe është në kontakt të ngushtë me aleatët e NATO-s.
“Farnesina po ndjek zhvillimet në Poloni me vëmendjen më të madhe, në kontakt të vazhdueshëm me mbrojtjen, vendet evropiane dhe aleatët e NATO-s,” tha Tajani. “Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Unë jam pranë popullit polak.”