Ditën e djeshme (14 nëntor 2022) një ngjarje e rëndë ka ndodhur Tiranë, përkatësisht në në zonën e “Astirit”, ku një i moshuar është dhunuar nga dy djem të rinj.
Bëhet me dije se një person është vënë nën hetim nga policia ndërkohë që bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Në reagimin zyrtar të uniformave blu thuhet se “pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë”.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.