Biden takon Presidentin kinez në Indonezi, çështja e Tajvanit pjesë e bisedimeve

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u takuan të hënën për bisedimet e shumëpritura në një periudhë kur marrëdhëniet midis vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, të dëmtuara nga mosmarrëveshjet për një sërë çështjesh që nga Tajvani e deri tek çështjet e tregtisë.
Ata u përshëndetën me një shtrëngim duarsh në një hotel turistik luksoz në Indonezi, ku po marrin pjesë në takimin e Grupit 20 përpara se të uleshin për atë që pritet te jetë një bisedë disaorëshe.
“Si udhëheqës të kombeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, sipas mendimit tim, për të dëshmuar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të menaxhojnë dallimet, të parandalojmë që konkurrenca të mos shndërrohet as për së afërmi në një konflikt dhe të gjejmë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjente globale që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha presidenti Biden në hapje të takimit.
Zoti Xi tha se shpresonte se ata do të “përcaktojnë kursin e duhur për marrëdhëniet Kinë-SHBA” dhe se ai ishte i përgatitur për një “shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar të pikëpamjeve” me presidentin Biden.
Të dy udhëheqësit hynë në takimin e shumëpritur me pozicione të forcuara në shtëpi. Demokratët ruajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së ndërsa zoti Xi siguroi një mandat të tretë pesë-vjeçar në tetor nga kongresi kombëtar i Partisë Komuniste.
Presidenti Biden u tha gazetarëve të dielën se ai “ka pasur gjithmonë diskutime të hapura” me zotin Xi, dhe kjo ka bërë që të dyja palët të jenë të qarta për qëllimet e njëra-tjetrës.
Presidenti amerikan do t’i përcjellë udhëheqësit kinez shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës. Tajvani, është e sigurt që do të jetë një nga temat dhe zoti Biden synon t’i theksojë homologut kinez se SHBA-ja do të jetë gati për të mbrojtur ishullin e vetëqeverisur nëse sulmohet nga Kina.
Presidenti amerikan gjithashtu do t’i bëjë të qartë shqetësimet e tij në lidhje me praktikat e Pekinit për të drejtat e njeriut, siç ka bërë edhe në komunikimet e tyre të mëparshme.
Udhëheqësi amerikan do ta përdorë gjithashtu takimin për të bërë trysni për një qëndrim më agresiv nga Kina ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqësi kinez është përmbajtur kryesisht nga kritikat publike për veprimet e Vladimir Putinit, ndërkohë që ka refuzuar të ndihmojë në mënyrë aktive Moskën me armë. /VOA
Lexo më tej
“Muzeu i Hebrenjve” dhe “Klubi Labëria” në Vlorë
Nga Klodian Tomorri Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke u grindur…
Detaje të reja nga vrasja e Eglant Koçit/ Shakaj mashtroi policinë dhe u zhduk, kamerat e kapën duke tërhequr trupin; gjak në Porsche
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e Eglant Koçit në Tiranë, ndërsa provat e mbledhura nga…
Serbia nderon kriminelin e luftës/ Ratko Mlladiç, i dënuari për gjenocidin në Srebrenicë, varroset si “hero” me nderime shtetërore
Serbia pritet të varrosë sot në Beograd me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiçin, ish-komandantin…
Nga Britania drejt Tiranës/ Shqiptarët marrin rrugën për protestën e 12 shtatorit
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe po marrin rrugën drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së 12…