Biden takon Presidentin kinez në Indonezi, çështja e Tajvanit pjesë e bisedimeve

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u takuan të hënën për bisedimet e shumëpritura në një periudhë kur marrëdhëniet midis vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, të dëmtuara nga mosmarrëveshjet për një sërë çështjesh që nga Tajvani e deri tek çështjet e tregtisë.
Ata u përshëndetën me një shtrëngim duarsh në një hotel turistik luksoz në Indonezi, ku po marrin pjesë në takimin e Grupit 20 përpara se të uleshin për atë që pritet te jetë një bisedë disaorëshe.
“Si udhëheqës të kombeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, sipas mendimit tim, për të dëshmuar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të menaxhojnë dallimet, të parandalojmë që konkurrenca të mos shndërrohet as për së afërmi në një konflikt dhe të gjejmë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjente globale që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha presidenti Biden në hapje të takimit.
Zoti Xi tha se shpresonte se ata do të “përcaktojnë kursin e duhur për marrëdhëniet Kinë-SHBA” dhe se ai ishte i përgatitur për një “shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar të pikëpamjeve” me presidentin Biden.
Të dy udhëheqësit hynë në takimin e shumëpritur me pozicione të forcuara në shtëpi. Demokratët ruajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së ndërsa zoti Xi siguroi një mandat të tretë pesë-vjeçar në tetor nga kongresi kombëtar i Partisë Komuniste.
Presidenti Biden u tha gazetarëve të dielën se ai “ka pasur gjithmonë diskutime të hapura” me zotin Xi, dhe kjo ka bërë që të dyja palët të jenë të qarta për qëllimet e njëra-tjetrës.
Presidenti amerikan do t’i përcjellë udhëheqësit kinez shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës. Tajvani, është e sigurt që do të jetë një nga temat dhe zoti Biden synon t’i theksojë homologut kinez se SHBA-ja do të jetë gati për të mbrojtur ishullin e vetëqeverisur nëse sulmohet nga Kina.
Presidenti amerikan gjithashtu do t’i bëjë të qartë shqetësimet e tij në lidhje me praktikat e Pekinit për të drejtat e njeriut, siç ka bërë edhe në komunikimet e tyre të mëparshme.
Udhëheqësi amerikan do ta përdorë gjithashtu takimin për të bërë trysni për një qëndrim më agresiv nga Kina ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqësi kinez është përmbajtur kryesisht nga kritikat publike për veprimet e Vladimir Putinit, ndërkohë që ka refuzuar të ndihmojë në mënyrë aktive Moskën me armë. /VOA
Read next
Favoret e Ramës për servilët e tij/ Blendi Gonxhe merr për 30 vite MobAL-in shtetëror, që qeveria e financoi me 22 milionë euro nga buxheti
Në Shqipërinë e Edi Ramës, besnikëria politike ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje për mënyrën se si shpërndahen…
Rama del hapur si diktator: Kërcënon shqiptarët me heqjen e shërbimeve që u mungojnë, shpërfill Kushtetutën dhe merr kompetencat e gjykatave!
Nga karrigia e pushtetit që financohet me taksat e qytetarëve, Edi Rama ka shpallur një tjetër seri kërcënimesh…
Kështjellë miliona euro në Francë dhe afera me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri kërkon t’i shpëtojë ekstradimit
Ermal Beqiri, biznesmeni i përfshirë në dosjen e korrupsionit me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit…
Dy vila të Ballukut në emrin e tij, SPAK merr të pandehur Igli Taren për pastrim parash
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht akuzën për pastrim parash ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Igli Tare,…