Pas kapjes nga policia, të Elton Piklit që e ka çuar në pesë numrin e të arrestuarve nga grabitja e Rinasit, të ndodhur më 9 prill, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Sandër Leshaj.
Ministri Lleshaj ka reaguar në “Twitter” për arrestimet pas grabitjes në Rinas. Lleshaj shprehet se sot i pesti person i dyshuar i përfshirë në grabitje përfundoi prapa hekurave, ndërsa tha se Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë bërë një punë të respektuar.
Statusi i Sandër Lleshajt:
Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit.
Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!