Ditën e sotme po zhvillohet seanca plenare, teksa kryeministri Rama ka “lëshuar gojën” për deputetët e opozitës.
Kryeministri përveç se ka hedhur akuza të forta ndaj deputetëve të PD-së duke i akuzuar se janë financuar nga Rusia për të hedhur poshtë qeverinë e vendit, gjithashtu Rama nuk kurseu fyerjet e rënda.
Në fjalën e tij Rama zgjodhi t’i etiketojë si gjela deti, të pafytyre dhe bedelë, deputetët e Partisë Demokratike.
“Ju jeni të pafytyrë , pa atdhe, ca të mbaruar, ja këta jeni ju. Mos bërtit ti se po të kishit fytyre dhe imam, fe atdhe ju nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë. Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Jeni ca bedelë, nuk keni as sytë për të parë. Bedelë të atyre që iu kanë tërhequr për hunde, ju nuk dini se ca flisni .
Do më thoni që nuk i kemi marrë ato para? Po tani kur është raprti i CIA se PD është financuar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj, nuk keni gojë të dilni e të flisni se ca do bëhet me vendin tonë. Jeni kaq te pa fe, pa imam, pa atdhe të pafytyrë saqë 2 mld investim që i bën ai që vjen, ju thoni kujt do ia jepni. Jeni mësuar për të marrë para cash për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi.
Ca nga budallëku dhe ca se jeni bedelë dhe se kuptoni pse jeni këtu por më e keqja se ju tërheqin për hundësh ca të tjerë, që u thonë shqiptarëve. Ç’lidhje ka inflacioni me mua, ç’lidhja ka kriza me mua?! Ju jeni të shitur. Disa prej jush janë të shitur, se ca kanë marrë para dhe ca se janë gjela deti”