Skip to content
Të Gjitha

Kreu i SPAK, Kraja ngre alarmin: Grupet kriminale janë bërë shumë të egra

· 2 min lexim

Ditën e sotme, në një takim të përbashkët të zhvilluar mes Antimafias Italiane dhe SPAK, Arben Kraja vendosi theksin tek grupet kriminale në vend.  Sipas tij aktiviteti i grupeve kriminale ka ndryshuar kohët e fundit, duke u bërë më i rrezikshëm dhe duke shtrirë tentakulat, deri në Dubai.

Kraja i cilëson gjithnjë e më të egra grupet kriminale, duke marrë shkas edhe nga vrasjet e ndodhura kohët e fundit.

Ata favorizohen nga teknologjia që përdorin, duke e kryer aktivitetin kriminal në mënyrë të sofistikuar, gjë e cila sfidon autoritetet përkatëse.

Gjithashtu, Kraja tregon se nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 ton droge

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai.  Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit
Teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 ton droge”, deklaroi  Kraja.