Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve që janë krijuar ditët e fundit në veri të Kosovës. Kreu i Qeverisë shqiptare, shkruan se i ka ndjekur me shqetësim të madh situatën e acaruar që është krijuar në Kosovë si dhe shton se duhet që të bashkohemi me qëndrimet që mban SHBA dhe BE.
Rama shkruan në ‘Twitter’, se mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman. Ai bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog me Serbinë, në të kundërt do të humbasin aleatët. Gjithashtu Rama shkruan se situatën e acaruar po e ndjek me vëmendje dhe se patjetër për një zgjidhje nevojitet një dialog i palodhur me Serbinë.
POSTIMI I RAMËS:
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!