Ditën e sotme gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë llogarinë sesi fshihet kokaina në mes të bananeve që vijnë nga Ekuadori, fshehur brenda kutive të kartonit. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha shkruan se pesha totale e arkës është 21 kg, nga këto 17 është vetëm “malli” brenda, peshë fikse për çdo ngarkesë. Në llogari futet edhe pesha e arkës prej kartoni që është 2 kg, e nuk asnjëherë nuk duhet të kalojët maksimumi prej 21 kg.
“Prandaj nese policia thote, se ne portin e Durresit mungojne ose jane vjedhur X arka me banane, nga konteineret e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vertete e “mallit” te ardhur eshte: X shumezim per 17 kg… “Furnitoret” ne Ekuador, jane serioze, nuk çedojne ne pune te tilla.”-shkruan Hoxha ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Erdhi malli i mire, erdhi… PRODUKT OF EKUADOR… Qe te jemi korrekt, sa here ngarkesa me kokaine eshte brenda ne arkat me banane, pesha eshte standart… Pesha totale e arkes 21 kg. Pesha e “mallit” mes bananeve 17 kg. Pesha e bananeve qe mbulojne “mallin” 2 kg. Pesha e arkes prej kartoni 2 kg. Pesha e bananeve qe duhet te jete ne arke 19 kg. Gjate dy viteve te fundit, ne te gjitha rastet kur “malli” ka qene brenda arkave me banane, pesha e kokaines ka qene preçize, 17 kg per çdo arke. Prandaj nese policia thote, se ne portin e Durresit mungojne ose jane vjedhur X arka me banane, nga konteineret e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vertete e “mallit” te ardhur eshte: X shumezim per 17 kg… “Furnitoret” ne Ekuador, jane serioze, nuk çedojne ne pune te tilla.
Së fundmi, në Shqipëri është kthyer në modë që brenda arkave me banane të fshihet dhe të futet kokainë, duke e çuar në qindra kilogramë sasinë e kapur nga autoritetet shqiptare. Megjithatë dërguesi është zbuluar kurrë, e as pritësit në Shqipëri.