Skip to content
Të Gjitha

Ngujoi gruan dhe 2 djemtë, familjarët e radikalistit akuzojnë nusen

· 2 min lexim

Një histori rrënqethëse është zbuluar ditën e djeshme, ku në kryeqytet një burrë radikalist për 6 vite mbante familjen e tyre të ngujuar.

Ndërkohë që babai dhe motra e Gjergj Laçit, i cili u arrestua ditën e djeshme, kanë folur për “ABC News”,

Ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani për historinë  “thriller”,  babai dhe motra e 52-vjeçari kanë një version ndryshe të historisë. Ata pretendojnë se 52-vjeçari nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve dhe se ai vuan prej vitesh nga sëmundje të shëndetit mendor.  Nazifi, babai i Gjergjit thotë se ai i mbante  me ushqime dhe veshmbathje pasi  djali i tij ishte në gjendje të paaftë për të punuar.

“Djali i sëmurë, nuk e dhunonte gruan. Me ushqime dhe veshmbathje i mbaja unë ata jetonin si ne kohen e komunizmit nuk punonin
Djali vuan nga probleme mendore, nuk kishte thëne se kishte konflikte. Gruan nuk e linte te punonte, kohet e fundit nuk e linte as te dilnin nga shtëpia.
I bëj apel drejtësish ta liroje nga burgu se është i sëmure, bën insulina për diabet”, deklaron babi i Gjergj Laçit, Nazif.

Ndërkohë që motra e radikalistit shprehet se vëllai i saj kishte kërkuar në disa vende punë, por nuk e kishin pranuar. Sipas saj, Gjergji nuk e ka dhunuar gruan, ajo e ka denoncuar me qëllim që t’i marrë shtëpinë.

“Vëllai ka kërkuar punë por askush s’ja jepte, nuk më kishin treguar për konflikte, kaloi kushte te vështira kur i thane se do i prishej shtëpia për te ndërtuar pallat. Nuk e ka dhunuar gruan, ajo e ka denoncuar që t’i marrë shtëpinë”, shprehet motra e Gjergj Laçit, Rita.