Teksa kanë mbetur edhe 2 ditë për të aplikuar për llotarinë amerikane, Ambasada del me një thirrje të rëndësishme.
Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga personat që i kërkojnë para për aplikimin për Lotarinë Amerikane. Sipas ambasadës, për të aplikuar për Lotarinë Amerikane nuk ka asnjë pagesë, por është vetëm faqja zyrtare mënyra e vetme për aplikim. Faqja dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin.
“Po aplikoni për Lotarinë Amerikane? Kini kujdes nga ata që kërkojnë para për t’ju ndihmuar. NUK KA pagesë për të aplikuar dhe dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 18:00. Më herët ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar ndjekësit që t’i ndjekin në rrjetet e tyre sociale gjatë kësaj kohë për të marrë kështu edhe udhëzime mbi plotësimin e aplikimit.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 u hapën këtë javë (5 tetor) dhe do të mbyllen të martën, 8 nëntor 2022. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2l7myjg
Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Tëitter dhe instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë udhëzime mbi plotësimin e aplikimit tuaj”, bënte të ditur Ambasada Amerikane.