Ditën e sotme një tragjedi ka ndodhur në Itali, ku një helikopter A109, me 7 persona në bord është rrëzuar.
Konktetisht aksidenti tragjik ka ndodhur në Foggia, të Italisë, teksa helikopteri fillimisht u raportua i zhdukur paraditen e sotme.
Mediat italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar. Mes viktimave edhe një fëmijë. Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër.
Bëhet e ditur se në bord të helikopterit ishin 4 turistë sllovenë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje: Bostjan Rigler, 54 vjeç; Jon Rigler 44 vjeç; MatejaCurk Rigler, 44 vjeç; Liza Rigler Liza 13 vjeç. Në bord ishte edhe Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.
Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbetjet e avionit u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena. “Doktori sapo kishte mbaruar turnin e tij të punës dhe për t’u kthyer në shtëpi vendosi të merrte helikopterin në vend të anijes për shkak të kushteve të pafavorshme të motit detar. Një mjegull e dendur ka rënë këtu” deklaroi kryetari i Gargano Peppino Calabrese