Ditën e sotme në një intervistë për faxnews ka qenë eksperti i aviacionit civil Dritan Goxhaj për të folur në lidhje me udhëtimet e kryeministrit Edi Rama dhe akuzave të opozitës për miliona lekët të shpenzuara.
Sipas tij këto shifra nuk qëndrojnë ndërsa shtoi se çdo qytetar mund të shoh edhe të dhënat e çdo fluturimi, duke marrë edhe atë më të fundit të Ramës drejt Berlinit.
Sipas tij ky udhëtim i Ramës drejt Berlinit ka kushtuar 16 mijë euro që sërish është një shifër e ekzagjeruar.
Goxhaj: Problemi qëndron se si është marrë ky avion, si përdoret. Problemi i shifrave që i ka deklaruar opozita, 1 udhëtim për 150 mijë, nuk qëndron. Realiteti është shumë herë më i dobët. Sot Rama ka fluturuar me atë avion drejt Berlinit. Ky fluturim i Ramë , është një Airbus 319, 115 dhe gjithashtu për cdo shqiptar në google mund ta shoh me këtë numër. Një fluturim nga Tirana në Berlin është një segment. Cdo qytetar dhe opozita mund të hy shumë thjesht dhe të shkojë në një faqe aviapages.com, fut të dhënat dhe automatikisht të bën kalkulimin e orëve të udhëtimit, karburantin, shpejtsinë dhe lartësinë dhe do shohin se distanca nga Tirana në Berlin është 1360 km. 16 mijë euro i ka kushtuar sot kryeministri Rama.
Problemi qëndron te sasia e njerëzve që ai ka marrë. 16 mijë euro për një udhëtim është një ekzagjerim por jo sa shifrat që ka dhënë opozita. Opozita i referohet një avioni tjetër 319.100. Kjo është ajo hilja që kryeministri që së bashku me kompaninë Air Albania po i bëjnë opozitës dhe publikut shqiptar. Duhet referuar te regjistri i këtij avioni. Ky avioni TCANA nuk i përket kompanisë Air Albania. Kryeministri thotë ma ka dhënë kompania, ku është mashtrim, se kompania duhet ta kishte regjistruar. Kryeministri ose po gënjen ose po merr pjesë në mashtrimin e kësaj kompanie. Kryeministri po bën vepër penale. Si është marrë ky avion nga qeveria turke? Se fillon nga 100 mijë euro qira në muaj.
Nëse vazhdohet të thuhet se avioni është i kompanise po legjitimohet një mashtrim i madh.