Skip to content
Të Gjitha

Komision Hetimor për shpenzimet e udhëtimeve, Rama nuk ‘lodhet’ duke fajësuar Berishën

· 2 min lexim

Hakerat iranianë kanë nxjerrë sheshit të dhënat e kryeministrit Edi Rama para disa ditëve, ku evidentonin udhëtimët e tij luksoze jashtë vendit.

Ndërkohë që menjëherë pasi u publikuan të dhënat që nxirrnin “zhveshur” kryeministrin, pati reagime të shumta ndaj tij, duke evidentuar se ndërkohë që Shqipëria është në krizë ekonomike, Rama nuk i kursen vetes të udhëtojë me Charter.

Partia Demokratike ka kërkuar që të ngrihet një Komision Hetimor për shpenzimet e udhëtimeve me charter të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka reaguar përmes një statusi në “Tëitter”, ku shprehet se udhëtimet e tij kanë kushtuar më pak se udhëtimet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës!- shkruan Rama.

Vlen të theksojmë se Edi Rama e ka pasur gjithë kohës fajtorin për çdo dështim apo problem të tijin në qeverisje.

Sipas tij të gjitha përgjegjësitë janë të Berishës, dhe është i habitshëm fakti që pas 9 vitesh në pushtet dhe qindra fluturimesh akoma vazhdon përmend atë.

Mesa duket nuk po lodhet të mashtrojë dhe njëkohësisht të tallet fuqishëm më popullin shqiptar.