Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aplikimet për azil nuk ndalen, rriten me 65% për 8-mujorin

16:52 25/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme bëhet me dije se aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës.

Sipas të dhënave paraprake të Eurostat për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, në raport me 2019-n, aplikimet mbeten 41% më të ulëta.

Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Europë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në gusht aplikimet për azil nga shqiptarët ishin gati 1100, ndërsa të Ukrainës në korrik (e dhëna e fundit e disponueshme) ishin 950. Për më tepër që Ukraina ka një popullsi prej 43 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht rreth 2.8 milionë banorë.

Aplikimet totale në BE

Sipas Eurostat, në korrik 2022, 66.545 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 265 persona më shumë se në qershor 2022, që, në terma relativë, do të thotë një rritje mjaft e vogël prej 0.4%.

Krahasuar me korrikun 2021 (44,760), ka pasur një rritje prej 49% në numrin e përgjithshëm të kërkesave.

Në korrik 2022, kishte edhe 5,860 aplikantë të mëvonshëm (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme), një rënie prej 7% krahasuar me qershorin 2022 dhe një rritje 2% krahasuar me korrikun 2021.

Në korrik 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (9 010 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (8 150), të ndjekur nga venezuelianët (3 665), pakistanezët (3 555) dhe kolumbianët (3 505).

Në mars 2022, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 890 në mars) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Shifrat kanë ardhur duke u zvogëluar çdo muaj: 1 510 në prill, 1 295 në maj, 975 në qershor dhe 950 në korrik.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit që ikin nga Ukraina përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.

Me 14 095 aplikantë për herë të parë të regjistruar në korrik 2022, Gjermania vazhdoi të ishte shteti anëtar që raportonte numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil në BE, duke përbërë 21% të totalit. Gjermania u pasua nga Franca (10 890, 16%) dhe Austria (10 625, 16%), Spanja (8 745, 13%) dhe Italia (5 105, 8%). MONITOR

Të lidhura

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Para
Primaret/ Zbulohet emri i parë, ish-deputetja e PD shpall kandidaturën për Bashkinë e Tropojës

Primaret/ Zbulohet emri i parë, ish-deputetja e PD shpall kandidaturën për Bashkinë e Tropojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.