Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“HEC-et e vegjël “i kursyen” shtetit 250 milionë euro në 8 muaj”/Kriza energjitike reale apo keqmenaxhim?

11:58 25/10/2022
Reading Time: 4 min lexim

Kriza energjitike është një nga problemet më të mëdha në të gjithë globin. Shqipëria deri më tani ka ndërmarrë disa masa dhe ka në plan të ndërmarrë dhe disa të tjera që janë në kurriz të qytetarëve të thjeshtë dhe bizneseve. Disa nga masat që janë marrë janë fikja e ndriçimit në fasadat publike, sheshe, rrugë interurbane dhe urbane, por edhe ndërprerje të energjisë për abonentët familjarë në orët e vona të natës.

Gjithashtu një investim i madh është bërë në marketing për të ndërgjegjësuar qytetarët që të mos lënë karikueset në prizë, të fikin dritat apo të mos mbajnë kondicionerët shumë ndezur”. Krahas këtyre masave ajo që do të rëndojë më shumë qytetarët është fasha 800 kW për abonentët familjarë, e cila ishtë në plan të hynte në fuqi në tetor, por nuk hyri dhe pritet që mund të hyjë në fuqi në nëntor.

Kjo masë detyron qytetarët që të paguajnë me 42 lekë çdo kilovat që harxhon mbi fashën 800 kW, që me çmimin e tanishëm është një faturë dritash prej 8 mijë lekësh të reja. Pse situata është kaq e rëndë kur Shqipëria ka resurse të mëdha natyrore dhe nuk ka nevojë për anije që harxhojnë miliona euro dhe ndosin ambientin. Monitor ka analizuar kursimin që i kanë bërë buxhetit hecet e vegjël.

Prodhuesit me përparësi të energjisë ku përfshihen të gjithë hidrocentralet me kapacitet të instaluar deri në 15 MW i kanë kursyer shtetit këtë vit nga energjia që kanë dhënë në rrjet 250 milionë euro.

Shifrat e raportuara për 8-mujorin nga kompanitë publike të energjisë i klasifikojnë prodhuesit me përparësi të energjisë në dy grupe: ata të lidhur në rrjetin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe ata të lidhur në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Të parët kanë hedhur në rrjet gjatë janar-gusht 606,203 MWh energji ndërsa të dytët 748,785 MWh.

Aktualisht energjinë e tyre e blen kompania publike e shpërndarjes me një çmim të miratuar nga Enti sipas formulës : Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kWh X bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.2 X normën mesatare të këmbimit në Euro/Lekë për vitin e fundit.

Për vitin 2023 ky çmim parashikohet të jetë dukshëm më i lartë sesa aktualisht pasi një nga treguesit e bursës pritet që të ndryshojë në mënyrë të dukshme dhe që është çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë i energjisë elektrike në profilin bandë.

Për vitin 2022 ky çmim ishte 8.5652/kWh lekë çka do të thotë se sasia e energjisë që është dhënë në rrjet nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë në 8 muaj është paguar nga OSHEE me një vlerë totale prej 100 milionë euro.

Në dokumentet e fundit të KESH dhe FSHU teksa diskutohej vendosja e fashës 800 Kwh për familjarët një ndër pikat që parashtrohej ishte ajo e kostos së energjisë në tregun e lirë në 6 muajt e parë të vitit por edhe parashikimi në vijim ku pavarësisht luhatjeve me ditë, mesatarisht 1 kWh energji ka kushtuar 30 lekë/KWh. Nëse të njëjtën sasi energjie OSHEE do ta siguronte me çmim tregu atëherë kostoja e blerjes do të ishte 350 milionë euro pra 250 milionë euro më shumë që tashmë janë kursyer.

Ndërkohë që HEC-et e vegjël që në kohë normaliteti dhe pa krizën e energjisë kishin një çmim më të lartë se tregu sipas kontratave duket se tashmë me krizën kanë parë një mundësi për të dalë në treg të lirë. Pranë institucioneve janë paraqitur disa kërkesa nga subjekte të ndryshme për të dalë nga marrëveshja me shtetin por vendosja e gjendjes së emergjencës e cila është zgjatur me një vendim të fundit të qeverisë deri në mes të vitit të ardhshëm e komplikon pak situatën.

Vendimit nr.584, datë 8.10.2021 i Këshillit të Ministrave, të ndryshuar që parashikonte situatën e emergjencës i është shtuar një pikë të re ku përcaktohet “vendosja e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a.

Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

Vendosja e shërbimit të detyrimit publik i bën këto subjekte më të varura në vendimmarrje për hapat që mund të hedhin pasi me ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” në raste emergjente qeveria ka të drejtë të marrë masa shtesë.

Gjithsesi për çdo rast kur vendosja e detyrimit të shërbimit publik sjell kosto shtesë ligji parashikon se kjo vlerësohet nga Ministria e Financave dhe ERE, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë dhe Komitetit për Emergjencat Civile, kompensohet nga Buxheti i Shtetit./RevistaMonitor

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Alibeaj takim me intelektualë, sqaron ligjin për hapjen e dosjeve

Alibeaj takim me intelektualë, sqaron ligjin për hapjen e dosjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.