Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni “Qarku”, rritet numri i të arrestuarve në Shkodër

17:01 16/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme ka shkuar në 33 numri i të arrestuarve në megaoperacionin e policisë së Shkodrës.

Konketisht  këtë të diel u arrestuan edhe 7 persona të tjerë në operacionin e koduar “Qarku” i cili është i gjashti që kryhet nga forcat operacionale.

Ndërkohë u shpallën në kërkim 5 të tjerë, ndërkohë që u sekuestruan armë, 77 kilogram kanabis si dhe para.

 Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit, shkon në 33 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.

Sekuestrohen 77 kilogramë kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Vihen në pranga 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 5 të tjerë, autorë të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme “Shqiponja” dhe me patrullat e përgjithshme të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kultivonin,  përpunonin dhe shisnin lëndë narkotike kanabis e kokainë dhe se mbanin armë zjarri, kanë finalizuar fazën e gjashtë të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-S. G., 43 vjeçe, E. P., 19 vjeç, E. P., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër dhe M. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Gjatë kontrolleve fizike që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtyre shtetasve, të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, u kanë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve, në çantën e shtetasit të arrestuar S. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Megaoperacioni “Qarku” ka vijuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë së Shtetit. Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:

-E. G., 22 vjeç, L. P., 23 vjeç dhe K. F. 30 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas u kapën në aksin rrugor “Koman-Vau i Dejës”, teksa transportonin me një automjet tip “Benz”, 15 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit K. P., 24 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, pasi rezultuan të përfshirë në veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë këtij megaoperacioni.

Faza e gjashtë e këtij megaoperacioni ka vijuar në Malësi të Madhe, në fshatin Gruemirë. Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, kanë ushtruar kontroll në sipërfaqet e tokave në pronësi të shtetasit P. C. Si rezultat, janë gjetur bimë kanabisi në proces tharjeje dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e thatë, me peshë totale 62 kilogramë. Shtetasi P. C. u shpall në kërkim, si autor i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale.

Po në vijim të megaoperacionit në Malësi të Madhe, janë shpallur në kërkim edhe 2  shtetas të tjerë, P. A., 31 vjeç dhe D. A., 32 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Bardhaj. Nga veprimet hetimore në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, rezultoi se këta shtetas janë gjithashtu të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, përpunimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, raste të cilat janë goditur në kuadër të këtij megaoperacioni.

 

 

Të lidhura

Fshatari, rosa dhe turisti
Kryesore

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa...

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin
Kryesore

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja). Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin...

16:48 12/07/2025
Para
Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshatari, rosa dhe turisti

Fshatari, rosa dhe turisti

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

16:48 12/07/2025
Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

12:41 12/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.