Skip to content
Të Gjitha

Një orë pasi solli në jetë fëmijën e parë, vdes 25-vjeçarja në Elbasan

· 1 min lexim

Kishte vetëm një orë që ishte bërë nënë, por një 25-vjeçare nuk arriti dot të shijojë foshnjën e saj pasi mbylli sytë përgjithmonë në maternitetin e Elbasanit.

E reja ka ndërruar jetë pasi lindi fëmijën e saj të parë me operacion. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova u nda nga jeta pasi pësoi arrest kardiak.

Familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën.

Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.