Ditën e sotme deputetja e PD Jorida Tabaku ka folur pas mbledhje së zhvilluar nga ERE për shtyrjen me një muaj të vendimit fillestar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh.
Tabaku u shpreh se çmimi po përcaktohet pas kërkesave të qeverisë, dhe këtë ajo e cilësoi si “uzurpim dhe marrje e kompetencave”.
Jorida Tabaku: Unë kam qënë e para, menjëherë pasi erdha në mbledhjen e këtij bordi dhe lexova dhe disa të dhëna që ndoshta nuk i kam lexuar mëparë, kam bërë thirrjen sigurisht që duhet të kursehet, patjetër. Është detyrë e jona, e të gjithëve si qytetarë, lëre pastaj detyrën tonë që kemi publike, ju për funksionet tuaja, unë për funksionin tim. Nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe të bësh thirrje për të kursyer dhe I bashkohem thirrjes tuaj siç e kam bërë dy javë mëparë që duhet patjetër çdo familje shqiptare, çdo qytetar të kursej, vendosëm dhe masa për të kursyer. Ajo çfarë po diskutojmë sot këtu lidhet në dy prizma. Unë materialin e kam parë në kohën kur na u nis deri sot dhe nuk ka asnjë argument të ri për konsumin. Konfirmon dhe njëherë qëndrimin tim të herës së kaluar që rritja e çmimit të energjisë është e panevojshme, sepse këtë po vendosim sot. Ju bëra thirrje me 1 tetor që mos të hy në fuqi vendimi dhe janë këto argumenta sot që po dëgjoj që paskam pasur të drejtë unë. Në fakt më dha të drejtë qeveria. Unë kisha disa pyetje në lidhje me funksionet tuaja. Dëgjova znj. Balluku që tha “vendosim ne për çmimin e energjisë elektrike, ERE vendos çmimin, çmimin tavan dhe ne e vendosim vetë se kur mund të hy ose jo.” Së pari njëherë, ju nuk vendosi çmim tavan, ju vendosni një çmim të përcaktuar për kWh, siç ishte vendimi që e lexova herën e kaluar, nuk është në dëshirën e qeverisë për ta zbatuar ose jo. Qeveria ka propozuar tek ju dhe ERE ka vendosur një çmim tavan dhe brenda këtij çmimi tavan është në dëshirën tonë se kur ta bëjmë.” Ndërkohë që mbledhja e këtij bordi po tregon që ERE në fakt është ajo që përcakton çmimin, pas kërkesës së qeverisë. Dhe unë me këtë nuk bie dakord. Me uzurpimin dhe marrjen e kompetencave të juaja. Duke dëgjuar me interes të gjithë anëtarët e bordit dhe njëherë dua që t’ju bëj thirrje që me këto të dhëna të reja që ju mendoni që keni marrë, tarifoni në kuadrin e vlerësimit në një moment të dytë dhe ta revokoni vendimin mos ta shtyni me një muaj. Nëqoftëse konsumi ka filluar të bjeri, nëqoftëse kursimi ka filluar të ndodh, nëqoftëse të dhënat tregojnë këtë, atëherë gjykoj që është e nevojshme që ky vendim për rritjen e çmimit të energjisë të revokohet, jo të shtyhet me një muaj. Nuk mund të lemë dhe konsumatorët deri në moment të fundit në pritje do të hy nesër apo jo në fuqi. Sepse ndoshta mund të ndodh prapë që me 30 tetor qeveria të dali sikur ka shpëtuar nga situata dhe nuk po e fut ne fuqi as me 1 nëntor. Kshuqë unë besoj që edhe në kuadër të interesit tuaj publik dhe me gjithë respektin për z. Shuli, nuk vareni nga qeveria, jeni institucion I pavarur. Drejtoritë e varësisë varen nga qeveria, ju jeni anëtarë bordi që zgjidheni nga parlamenti, vareni nga parlamenti. Qeveria sigurisht bashkëpunon me ju, ju dërgon informacione, keni për detyrë që të komunikoni me to, por vareni nga parlamenti.