Një aksident i pazakontë dhe që mund të shkaktontë një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd. Bëhet me dije se një furgon është futur brenda një marketi në Librazhd. Mësohet se automjeti ishte pa shofer dhe personat ose klientët e biznesit kanë shpëtuar për fije të perit
Si pasojë e incidentit, dyqani në pronësi të Aqif Dautit ka pësuar dëme materiale. Nga ana tjetër për sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit.
Kujtojmë që më herët rastet ku shoferët kanë “lajthitur” dhe kanë hyrë brenda territoreve brenda shtëpive apo bizneseve nuk janë të paktë.
Para një muaji një automjet në Tiranë ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese, duke përplasur një vajzë të re e cila qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj. Për pasojë, 25-vjeçarja Marjana Seitaj pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital. Fatkeqësisht, ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte pësuar nga përplasja me automjet. Drejtuesi i mjetit, Sajmir Thaçi 40 vjeç i cili humbi kontrollin mbi makinën tip Audi dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë, u arrestua nga policia. Sipas informacioneve policore, drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e drogës.