Skip to content
Kronikë

U gjet me fyt të prerë nga një sharrë elektrike, 35-vjeçari dyshohet të jetë shqiptar

· 2 min lexim

Një ngjarje bë përmasat e horrorit ka ndodhur në Greqi, ku një burrë rreth moshës 35 vjeç është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos.

Plagët e 35 vjeçarit konsistonin në prerje në qafë që dyshohej se kishin ardhur si pasojë e një mjeti tip sharre.  Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 11 të mëngjesit, kur  35-vjeçari ndodhej së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër në një fushë në zonën e Katsivelianës në Selino të Chanias.  Bëhet e ditur se  35-vjeçari tentoi të priste dru duke përdorur një sharrë elektrike, por humbi fatkeqësisht kontrollin e saj duke prerë fytin.  Humbja e jetës ishte e menjëhershme ndërsa shoku i tij dhe gruaja e tij e tronditur lajmëruan autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë ndihmë 35-vjeçarit.

Vlen të përmendim se në disa media është përfolur se personi që humbi jetën si pasojë e motosharrës ishte me origjinë shqiptare.

Ndërkohë nga informacionet e publikuara nga autoritetet zyrtare në vendin fqinj në Greqi, kjo e dhënë nuk gjendet, kështu që akoma nuk është e sigurt nëse viktima që humbi jetën në një situatë që ngjan me filmat horror, është me origjinë nga  Shqipëria apo jo.