Në autostradën Durrës-Tiranë, mbrëmjen e djeshme është marrë peng një person.
Personi që është rrëmbyer quhet Indrit Beqiraj, i skeduar më përpara për si trafikues lëndësh narkotike.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku ndodhi edhe rrëmbimi i Indrit Beqirajt.
Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga,. Dy vëllezërit Beqiri janë rrahur me ata personat e automjetin qe u preu rrugën, raporton Ballkan Ëeb.
Bëhet e ditur se në konflikt u përfshinë dhe disa persona të tjerë.
Më pas në konflikt e sipër ata kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar. Si rezultat reagimit të policisë këta e kanë lënë diku në rrugë e kanë ikur.
Por Beqiraj edhe pse në një gjendje të tronditur nuk ka hezituar që të denoncojë ngjarjen tek autoritetet përkatëse të policisë së shtetit.
Ndërkohë që Indrit Beqiraj shkoi në polici bashkë me vëllanë. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa ngjarja mbetet ende e paqartë.