Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Agresioni ndaj Ukrainës, Papa Françesku thirrje të forta Putinit

19:35 02/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Këtë të diel gjatë lutjeve publike në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku i ka bërë edhe njëherë tirrje Presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalë “këtë spirale të dhunës dhe vdekjes” duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Deklaratat e Papës të sot, janë disa prej deklaratave më të forta që ai ka bërë qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

“Apeli im i drejtohet fillimisht presidentit të Federatës Ruse, duke iu lutur atij që të ndalë – për hir të popullit të tij – këtë spirale të dhunës dhe vdekjes”, tha Françesku.

“Në anën tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e mëdha të popullit ukrainas pas agresionit, i drejtohem me një apel presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur për propozime serioze të paqes”, shtoi Papa.

Një polic i Minstrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë bën roje para një qendre votimi gjatë referendumit të rremë në Luhansk të Ukrainës.

Lideri i Kishës Katolike po ashtu dënoi rrezikun në rritje të një lufte bërthamore, duke e quajtur “absurde”.

“Ndiej keqardhje të madhe për situatën serioze që është krijuar ditëve të fundit, me veprime të mëtejme që bien ndesh me parimet e ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

“Në fakt, rrit rrezikun e një përshkallëzim bërthamor deri në pikën e frikës nga pasoja të pakontrollueshme dhe katastrofale për mbarë botën”, shtoi ai.

Komentet e Papës vijnë dy ditë pasi Putin njoftoi se Rusia po anekson katër rajone të Ukrainës, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Në fjalimin e Putinit, më 30 shtator, ai po ashtu bëri kërcënime lidhur me përdorimin e armëve bërthamore në konflikt, duke përsëritur kërcënimet e mëparshme kur ai paralajmëroi Perëndimin se nuk po bënte “blof”.

Kremlini ende nuk ka reaguar për komentet e Papës./REL/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Morën peng Nertil Buzin dhe kërkuan 400 mijë paund, zbulohen identitetet e 6 personave të arrestuar në Angli

Morën peng Nertil Buzin dhe kërkuan 400 mijë paund, zbulohen identitetet e 6 personave të arrestuar në Angli

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English