Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Boshnjakët drejt kutive të votimit për të zgjedhur mes nacionalistëve dhe reformistëve

16:29 02/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Boshnjakët i janë drejtuar kutive të vitimit këtë të për të zgjedhur presidencën e re kolektive të vendit dhe ligjvënësit në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, në një palë zgjedhje në të cilët duhet vendosur midis partive nacionaliste të rrënjosura prej kohësh dhe reformistëve të përqendruar në ekonomi.

Afër 3.4 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në vendin ballkanik që po përballet me krizën më të rëndë politike që nga fundi i luftës në vitet 1990, të nxitur nga politikat separatiste të udhëheqjes serbe dhe kërcënimet për bllokada nga kroatët e Bosnjës.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në orën 19:00. Rezultatet e para zyrtare priten në mesnatë, por partitë politike pritet të dalin me rezultatet e tyre rreth orës 22 sipas kohës lokale.

“Unë pres disa ndryshime të paktën për të rinjtë tanë”, tha Mubera Saraç, një pensioniste në një qendër votimi në Sarajevë. “Nuk ka rëndësi nëse fitojnë (politikanë) të vjetër apo të rinj, ata vetëm duhet të ndryshojnë diçka në mendjet e tyre për hir të të rinjve tanë”.

Bosnja përbëhet nga dy rajone autonome, Republikën Serbe të dominuar nga serbët dhe Federatën e përbashkët boshnjakëve dhe kroatëve. Rajonet janë të lidhur nga një qeveri e dobët qendrore. Federata është e ndarë më tej në 10 kantone. Në veri ndodhet edhe qarku (distrikti) neutral i Bërçkos.

Fushata zgjedhore e partive etnike në pushtet u përshkua nga gjuha e urrejtjes dhe retorika nacionaliste, duke u përqendruar më tepër në temat e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe kritikat e kundërshtarëve, sesa në çështje të tilla si vendet e punës dhe inflacioni në rritje.

“Sinqerisht, nuk kam pritshmëri të mëdha”, tha Nemanja Ratkovac, duke hedhur votën e tij në Banja Llukë, kryeqytetin ‘de facto’ të Republikës Serbe. “Unë mendoj se asnjëri prej (kandidatëve) nuk bëri shumë në këtë fushatë zgjedhore, përveçse (të flasin) kundër njëri-tjetrit”.

Mungesa e anketave të besueshme e ka bërë të vështirë parashikimin e rezultatit të votimit, por shumë analistë besojnë se partitë nacionaliste do të mbeten dominuese dhe se ndryshimi më i madh mund të ndodhë në kampin mysliman boshnjak, që është më i madhi dhe me larminë më të theksuar politike.

Udhëheqësi i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç, kandidon për rolin e anëtarit të presidencës së Bosnjës në atë që shihet si një garë e ngushtë me Denis Beçiroviçin e Partisë Social Demokratike (SDP) anti-nacionaliste, oferta e të cilit mbështetet nga 11 parti opozitare me orientim qytetar.

Vëzhguesit besojnë se partitë nacionaliste serbe dhe kroate do të mbeten në pushtet, por disa anketa kanë lënë të kuptohet se udhëheqësi separatist pro-rus Milorad Dodik, i cili kandidon për postin e presidentit të Republikës Serbe, po përballet me konkurrencë të fortë nga ekonomistja opozitare Jelena Triviç.

Partitë kroate kanë paralajmëruar se mund të bllokojnë formimin e një qeverie pas zgjedhjeve, nëse politikani i moderuar Zhelko Komshiç fiton postin e anëtarit të presidencës. Ato thonë se fitorja e tij do të mbështetej në votat e shumicës myslimane boshnjake dhe se nuk do ta konsiderojnë atë si përfaqësuesin e ligjshëm të kroatëve.

“Unë mendoj se më në fund, pas 30 vjetësh, duhet të jetë më mirë për njerëzit në gjithë Bosnjën”, tha Milenko Crnjak, pasi votoi në qytetin perëndimor të Livnos.

“Ne kemi kaq shumë potencial… por të rinjtë po largohen dhe të moshuarit po mbesin e po vdesin”./VOA

Të lidhura

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive
Aktualitet

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur në pyetje kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian...

20:35 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Aktualitet

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine...

18:23 11/07/2025
Para
Ushtarët ukrainas tregojnë torturat që kanë kaluar në Izum

Ushtarët ukrainas tregojnë torturat që kanë kaluar në Izum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

20:35 11/07/2025
E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

18:55 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

18:23 11/07/2025
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

18:05 11/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.