Ish-deputetja Jorida Tabaku, në pritje të ëmbël, pret të bëhet nënë për herë të tretë
Jorida Tabaku konsiderohet si një nga femrat më me influencë në politikën shqiptare.
Ajo shpesh komentohet edhe për pamjen e saj, duke u renditur një ndër femrat më sharmante.
Gjithnjë e matur dhe duke ruajtur feminalitetin, ajo ka krijuar një profil të sajin, ku njerëzit e duan.
Përpos krizës politike, ish-deputetja është duke shijuar momente të bukura, pasi është në pritje të ëmbël. Ajo pret të sjellë në jëtë fëmijën e saj të tretë. Kujtojmë që në 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris.
Ndërkohë, edhe pse shtatzënë duket se Jorida nuk i ka braktisur për asnjë moment protestat e opozitës, duke duruar edhe gazin lotjsellës që hedh policia. Ish- deputetja është në muajt e parë të shtatzënisë, pasi ende nuk vihet re barku i saj i rrumbullakosur.
