Skip to content
Kronikë

Grabitje dhe terror në Klos! Dhunohet familja, hajdutët marrin rreth 9 mijë euro

· 2 min lexim

Në mëngjesin e herët të kësaj të diele një grabitje e dhunshme ka ndodhur në fshati Domi në Klos.  5 persona të armatosur me maska grabitën një banesë në fshati. Paraprakisht dyshohet se grabitësit morën rreth 8 mijë euro, 1 milion lekë dhe sende të tjera me vlerë.  Fillimisht grabitësit hynë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, rrahën me qytat e armëve anëtarët e familjes Përparim Lleshi dhe më pas i lidhën me litar.   Ndërkohë që Policia e Klosit ka dhënë detaje lidhur me gabitjen e ndodhur në fshatin Dom në Klos.   Në reagimin e bërë thuhet se për ngjarjen e ndodhur, janë shoqëruar në polici gjashtë persona, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët.

Drejtori i policisë dhe efektive policie kanë mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022,  në fshatin Dom, Klos,  persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll,  e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj   dhe me forcë   ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.  Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës  për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.