Teksa kryeministri Edi Rama i ka konsideruar satelitët si një mundësi e mirë për të evidentuar dhe pasur nën kontroll ndërtimet pa leje nuk mungojnë ironitë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai ka shigjetuar drejtpërdrejt Ramën duke thënë se kullën 14 katë në Tiranë, i duhet satelitë që ta shikojë, pasi edhe tek këto të fundit ka qëllim të vjedhë.
Sipas Berishës, kryeministri po thyen rekordet e cinizmit, pasi dje deklaroi se do të hiqet fasha për pagimin e energjisë elektrike, ndërsa sot shprehet se vendimi për 800 kWh do të fillojë të aplikohet në muajin nëntor.
“Në kauzën tonë, në drejtësinë e saj, është një oqean pune para.
Ku jemi? Jemi larg dhe dua tu them për njeriun nuk ka gjë më të rëndësishme se realizmi. Kushti më themelor për të ndërtuar punën e suksesin është ky.
Koha është e veçantë, e rëndë. Në historinë e vendit Shqipëria ka pasur diktator gjakësor, që paraqiteshin liberalë por ekzekutonin njerëz në kufi. por nuk ka pasur kurrë një kryeministër që tallet në mënyrë cinike me qytetarët. Del dje thotë e hoqa fashat sot thotë fasha është në fuqi. Sikur letjo për qytetarët shqiptar, por për kuzhinën e tij, në oborrin në Surrel. Ky ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje i duhet satelit për ta parë se i duhet të vjedhë me satelitët. nëse ka njeri që po tallet me këtë popull është Rama. Nuk ka nevojë Rama të na dhurojë asgjë tjetër për fitoren tone se sa të këqijat që i ka bërë këtij populli. Ku është PD sot? Larg asaj që duhet të jetë. kur them PD kam parasysh grupseksionin e PD. Si të jenë ata jemi ne. Thelbi i PD është si funksionojnë qelizat njesitë tona, ashtu do funksionojë edhe paria. Vjen një moment që nukka më konferenca shtypi e takime me duartrokitje, dhe ai moment është më vendimtari. është votimi, dhe ai zhvillohet në nivel seksioni. Kam arrë informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet me “macroaktivitetet’. Pa kombinimin me aktivitete në nivel seksionie blloku, nuk ka fitore.Kryetarët e degëve të mbledhin pas kësaj mbledhje të mbledhin kryesitë, të miratojnë plan pune të detajuar për aktivitetin, takimet në nivel seksioni e grupseksioni”, ka deklaruar Berisha.