Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar dje se nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KË për konsumatorët familjarë.
Ndërkohë eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, ka analizuar lëvizjen e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fashën 800 KË, që do të hynte në fuqi nesër.
Në emisionin ‘Pikat mbi i”, analisti Preçi ka thënë se Rama po e shet tërheqjen si dhuratë. Eksperti i ekonomisë mendon se Rama ia arriti qëllimit për të trysnuar konsumatorin dhe biznesin.
“Çmimi rritet kur kryhet investimi dhe kur ka nevojë që investimet të kthehen tek ai që i ka bërë. Kush e përcaktoi shifrën? Nga doli? Thjesht u mor një referencë e çfarëdoshme. Me investime të kryera rreth 500 mln gjatë dekadës së fundit, duhet të ishte një tjetër situatë. Rritja e çmimit ishte e pambështetur dhe interesat elektorale i konsideroj determinant për tërheqjen”, u shpreh Preçi.
Vendimi për vendosjen e fashës erdhi pak ditë më parë nga ERE duke u motivuar si pasojë e krizës energjitike. Konsumatorët që do ta kalonin fashën 800 kË do t’i paguanin kilovatët shtesë me 42 lekë/kW.
“Pa dashur t’ju marrë kohë e t’ju lodh me shumë fjalë, jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv. Ky lajm erdhi pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë. Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800kë, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Këh. Sot është rreth 11, 000 Këh. Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot. Pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta. Por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.
Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, te burimi kryesor i energjisë. Presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit”, shprehet Preçi.