Këtë të premte janë zbuluar detaje të reja nga superoperacioni i zhvilluar në Athinë ku u arrestua një shqiptar i cili drejtonte një bandë të krimit të organizuar. Shqiptari i cili njihej gjërësisht me nofkën “Esko” ishin të specializuara për grabitje, trafik armësh dhe vjedhje, por sipas informacioneve nga mediat greke ka pasur edhe një grup të rinjsh, të cilët kishin precedentë për dhunë në tifozeri, dhe në këtë rrjet merreshin ekskluzivisht me trafikun e drogës. Në fakt, kur u bë bastisja e madhe e Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, në një apartament në zonën e Zografou, një nga drejtuesit e bandës së tretë kishte dekonspiruar aksionin në mënyrë që një prej personave të përfshirë, vëllai i një avokati, të zhdukej nga dosja hetimore.
Oficerë me përvojë arritën të çmontonin grupet kriminale “Esko” që funksiononin si kontejnerë komunikimi.
Ata veprojnë në një rreth me një rreze prej disa kilometrash nga rezidenca e vjetër studentore e Universitetit Politeknik, ndërkohë dëshmitë treguan se sa të dhunshëm, mizorë dhe çnjerëzor ishin ata. Mësohet se ata nuk kanë ngurruar të rrihnin dhe kërcënonin me armë punëtorët në supermarketeve apo të kioskave për t’u zhvatur disa qindra euro, ndërsa “Esko” nuk ka marrë pjesë në to, por vetëm ka drejtuar anëtarët, duke pasur rolin e krye-gangsterit që të gjithë ata i frikësoheshin dhe i bindeshin me nderim urdhrave të tij.
Mafiozi shqiptar 30-vjeçar udhëtonte gjithmonë me shoferë, meshkuj apo femra, shoqërohej nga roje të drejtuara nga vëllai i tij dhe sa herë që dilte ballë për ballë me policinë mbante gjithmonë gishtin në këmbëzën, duke ia dalë mbanë me ndihmën e grupit të punës për t’u rrëshqitur nga kthetrat e përndjekësve të tij dhe për të fshirë gjurmët. Mëngjesin e sotëm anëtarët e bandave dolën para gjykatës, për të kërkuar falje, ndërkohë ata po përballen me akuza për krime.