Skip to content
Kronikë

Humb jetën 44-vjeçari në Shkodër, ja misteri që shoqëron transportin e tij deri në spital (Emri)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme Shkodra është tronditur nga një vrasje e rëndë.

Pjeter Kola nga fshati Ungrej i Lezhës në gjendje të plagosur është paraqitur fillimisht nga dy persona ende të paidentifikuar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës.

Por duke marrë në konsideratë gjendjen e rëndë të tij, ai është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë Policia njofton se 44- vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Vlen të theksojmë se është ende e paqartë se cili është vendi ku është plagosur shtetasi Pjetër Kola në Lezhë, në zonën e Vaut të Dejës apo në ndonjë zonë tjetër. Dy personat ende të paidentifikuar thjesht e kanë lënë tek qendra shëndetësore në Vaun e Dejës dhe më pas janë larguar.

Edhe arsyet e plagosjes së 42-vjeçarit Pjeter Kola mbeten ende të paqarta.

Policia e Lezhës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.