Mëngjesin e së martës ëhstë bërë e mundur nga policia sekuestrimi i një sasie prej 51. Kilogram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. 42-vjeçari që e transportonte, i identifikuar si Abdullah Ahmeti alias Abdullah Jashari është pikasur nga polica teksa po kalonte në pikën kufitare në Morinë. Menjëherë është bërë arestii i tij dhe sekuestrimi i lëndës narkotike. Jashari po udhëtonte drejt Kosovës me një mjet tip “Golf”.
Në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Golf 6”, me drejtues shtetasin A. A., për të cilin disponohej informacion në rrugë operative nga Policia Kufitare.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A. alias A. J., 42 vjeç, banues në Preshevë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.