Teksa numrimi po shkon drejt fundit është bërë e qartë që Italia ka zgjedhur të djathtën për t’i qeverisur. FDI (Vëllezërit e Italisë), parti e ekstremit të djathë me në krye Giogia Melonin është partia e parë me numër votash, 26.10%.
Qendra e djathtë ( e përbërë nga FDI, Forza Italia dhe Lega Nord) si koalicion kryeson renditjen me 44.05% dhe rrjedhimisht merr një shumicë të qartë në Parlamentin e ri italian.
Sipas të dhënave të konsoliduara, Giorgia Meloni do të jetë kryeministrja e re e Italisë dhe do të drejtojë një mazhorancë me Silvio Berlusconin dhe Matteo Salvinin si ortakë raporton Balkanëeb.
“Nga italianët ka një tregues të qartë për një qeveri të qendrës së djathtë të udhëhequr nga FdI”, tha Meloni menjëherë pas publikimit të exit-polleve të para.
Ndërkohë në koalicionin fitues, Lega ka rënë ndjeshëm duke kapur vetëm 8,89% të votuesve dhe Forza Italia arrin gjithashtu vetëm në 8,27%.
Partia e dytë renditet Pd me 18,98%, ndërsa qendra e majtë arrin deri në 26,5%, 18 pikë më pak se qendra e djathtë.
Lëvizja “5 Yjet” u mendua e shkatërruar por çuditërisht është gjallë dhe renditet e treta me 15.4%. Në qendrën e majtë Verdi-Si me 3.5%, + Evropë 2.9% dhe Angazhimi Qytetar me 0.5%. Sa i përket Polit të Tretë, Action-Italia Viva arrin në 7.7%, Italexit siglon shifrën 1.8%. Pjesëmarrja përfundimtare ka arritur në 63.91% dhe për rrjedhojë është më e ulëta me 9 pikë krahasuar me zgjedhjet e fundit politike, kur votuan 73% e atyre që kishin të drejtë vote, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Kjo është shifra më e ulët në historinë e Republikës së Italisë./ BalkanËeb