Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike kohët e fundit, ku janë publikuar të dhëna sensitive dhe të rëndësishme .
Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur si “teoricien” për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në vendin tonë.
Ndryshe nga sa ka deklaruar Qeveria, Meta tha në emisionin “Publikisht” se sulmi kibernetik nuk është Irani, por është kryer nga brenda vendit.
Gjithashtu ish-presidenti pohoi se nuk ka prova për të vërtetuar këto dyshime.
“Prokuroria mori një akt ekstrem dhe ndaloi mediat që të mos publikojnë materialet. Reagim që është bërë nën diktimin e kryeministrit që tregon se kemi një depërtim më të thellë dhe rrëzim të të gjithë sistemit. Bankave i kërkoi të ishin të integruara te e-albania, pra të mos kenë sistemin e vet të pavarur, ja imponoi ndërkohë që ai e dinte që sistemi ishte në hakërrim prej një kohe të gjatë.
Bankat nuk e pranuan, por kjo nuk u bë për t’i mbrojtur bankat. Dyshoj se sistemi TIMS nuk u godit nga Iranianët, sistemi TIMS nuk mund të goditet nga jashtë, por nga brenda është bashkëpunimi i brendshëm dhe të dhënat e asaj dite, kishim një trefishim të fluturimeve drejt Dubait. Për çfarë u bë gjithë kjo?”, theksoi Meta.