Fati i Ervis Marrtinajt ende nuk dihet, teksa gjithnjë e më shumë ka teori të ndryshme se çfarë mund të ketë ndodhur me të.
Ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ish kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mund të ketë informacione për fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.
Gjithashtu Lala zbuloi se, përreth 15 minuta Nano ka biseduar me oficerin e policisë Jeton Lami që i ka treguar të gjitha lëvizjet e Martinajt.
Sipas informacioneve të saj, Lami ka folur për emrat e policëve që bënin pjesë në listëpagesat e Martinajt. “I vetmi njeri që mund të dijë për fatin e Ervis Maritnaj është Gledis Nano. Në informacionet që dipsonoj dhe që është pranuar nga Jeton Lami, zoti Nano ka qëndruar disaa minuta me të 10-15 minuta dhe i ka treguar të gjitha informacionet zotit Nano. Ka folur në dijeninë time edhe për emrat e atyre ofivcerëve të policiss që ishin në listë pagesën e Ervis Martinaj”, u shpreh Lala.
Vlen të theksojmë se ende nuk ka një version zyrtar nga Policia e Shtetit për fatin e Ervis Martinajt. Para disa ditësh kryeministri Rama tha se përgjigjia nga Policia e Shtetit po vonohet pasi duhet të mbështetet në prova.
Gjithashtu Rama u shpre se nëse përgjigjia mbi fatin e Martinajt do të ishte gjetur dhe mbajtur e fshehtë, do të dilte për 9 ditë.