Skip to content
Të Gjitha

“One shot, one kill …”, Artan Hoxha reagon pas vrasjes në Shkodër

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme një vrasje tronditi Shkodrën, ku u ekzekutua  Erjon Xhenja ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku” i njohur ndryshe si rruga e gjerë.

Gazetari investigativ Artan Hoxcha ka reaguar menjëherë pas vrasjes në qytetin e Shkodrës, ku shkruan se edhe pse ndodhet në Ekuador mendjen e ka në Shqipëri.

Ndërsa ironizon kryepolicin Memhmet Rrumbullaku, pas urdhrit që dha sapo mori detyrën që policët nuk duhet të mbajnë mjekër.

“Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, thuhej në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Pas vrasjes ekzekutorët janë larguar me shpejtësi me motoçikletë.  Ka qenë mjaft e rëndë dhe prekëse momenti kur ka mbërritur në vendngjarje babai i viktimës, i cili fillimisht është futur në lokal për të identifikuar djalin dhe më pas ka dalë jashtë duke qarë dhe me forca të shumta policie.