Ditën e sotme Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në prani të gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, është pyetur nga këto të fundit në lidhje me një instilacion që do të ndërtohet në godinën e kryeministrisë. Ky projekt do t’i kushtojë taksave të shqiptarëve 3.7 milionë euro, teksa vendi po përjeton një situatë të vështirë ekonomike, për shkak të luftës në Ukrainë dhe shkaqeve të tjera.
Ndërkohë ministrja Ibrahimaj iu shmang pyetjes së gazetarëve duke e argumentuar se është një projekt me fondet e FSHZH dhe se ky projekt inicion këtë vit.
“Unë mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe tek vendimet që qeveria ka marrë, më qëllim….
Keni pyetje tjetër, që ti përgjigjem njëherë e mirë. Faleminderit për pyetjen edhe njëherë. Ne prezantuam paketën, e cila e çon fondin e mbështetjes për të përballuar krizën në nivelin 43 mld lekë. Është një paketë e konsiderueshme që janë fonde që përbëjnë 65% të buxhetit qe qeveria shqiptare ka pasur ne 5 vitet e fundit për financim të brendshëm.
Ne kemi bërë transparent vendimet për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore qoftë ato operative qoftë atyre kapitale. Ky është një projekt i parashikuar dhe futet në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është një projekt që inicion këtë vit”, u shpreh ajo.