Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërtimet pa leje, Bushati jep deklaratën: Ja se si do e largojë Rama vëmendjen nga kriza ekonomike

15:57 09/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Shtatori nisi vrullshëm për qeverinë Rama me aksionet që po ndërmer ditë pas dite. Duket se në fokus janë ndërtimet, pasi prej aksionit të prishjes së ndërtimit pa leje të resortit të Irfan Hysenbelliut, tani po vazhdon me aksionin e rradhës që është konfiskimi i kateve të pallateve që janë ndërtuar pa leje. Po pse po i bën Rama të gjitha këto? Si u konvertua ai nga një mik që hate, pinte dhe ndante tepsinë me Hysenbelliun në një kundërshtar të tij? Përgjigjia është shumë e thjeshtë Rama po e përdor këtë lojë për të shmangur vëmendjen nga diçka tjetër shumë e rëndësishme. Analisti Andi Bushati ka dalë në konkluzionin se e gjithë kakofonia me konfiskimin e kateve pa leje është thjesht një show mediatik i Ramës për të hequr vëmendjen nga ajo që me të vërtetë duhet trajtuar, që është kriza energjitike në vend dhe rritja e paimagjinueshme e çmimeve. Sipas Bushatit këto ditë do të ketë dy ose tre arrestime për ata që kanë ndërtuar pa leje, në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga kriza ekonomike në vend. Bushati shprehet se duhet t’i kërkohet llogari kreut të qeverisë, se përse ka lejuar ndërtime pa leje.

“Unë besoj se do kemi dy ose tre arrestime, dy ose tre rruspa, për t’iu thënë, o ju popull i pakënaqur, mos kini mendjen te çmimet, ndërkohë që unë 4 milionë euro i harxhoj vetëm për të pasur gjelbërim nnga dritarja ime. Kënaquni me viktimat që unë po hedh në arenë. Për mua vetëm kështu shpjegohet. Ne sot duhet të ishim dhe t’i kërkonim llogari Edi Ramës”, theksoi Bushati në emisionin “Now”.

Por Rama si gjithmonë tenton ta heqë përgjegjësinë nga vetja, ndonëse ka miratuar projekte të paligjshme si ai i Irfanit ku deri dje ai dhe deputetët e tij së bashku me pronarin e “medias së lirë” drekonin dhe ndanin paratë e korrupsionit dhe gjobvënies. Është e habitshme që si persona që flinin në suitat Presidenciale të resortit në Golem të kenë një krisje kaq të madhe krejt papritur, gjë që të çon në konkluzionin se kjo është thjesht loja e rradhës që po luhet me shqiptarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama deklaroi se është në pritje të rezultateve të hetimeve të nisura për të përcaktuar përgjegjësinë për ndërtimet, duke e hequr përgjegjësinë nga vetja dhe duke ia lënë inspektorëve dhe punonjësve të policisë të zonës ku janë kryer abuzimet, pasi si gjithmonë më të dobëtit “e hanë”.

Postimi i plotë:

KU ISHTE SHTETI KUR U NDËRTUA?

E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për shembjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t’iu mbushur mendjen atyre që s’duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh nga të gjithë ata që janë të interesuar të informohen:

E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se sa deri dje, kur mbizotëronte rrumpalla e kudondodhur.

E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, me kronometër apo kohë të shkurtër. Kjo është një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit dhe i ligjit në terren nuk merret kollaj, po merret hap pas hapi, me mund e durim të madh.

E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe mbështetet në një vullnet të papërkulur nga vitet, për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.

E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe shembjen apo konfiskimin për interes publik të këtyre vëllimeve abuzive, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme.

E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë, për gjëra që mesa duket do t’i bënin vetë po të ishin në vendin tim:

Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq.

Të lidhura

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që ndodhi më 8 korrik...

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë
Aktualitet

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot në zonën e Fushë-Krujës, ku janë përfshirë dy automjete, një “Audi R8”...

12:56 18/07/2025
Para
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, SHBA sanksionon dy ministra të Iranit

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, SHBA sanksionon dy ministra të Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

12:36 18/07/2025
Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling

Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling

12:10 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.