Kanë kaluar tre ditë nga djegia e katedrales 850- vjeçare Notre Dame në Paris. Ndërkohë kanë dalë dhe dyshimet e para se çfarë ka shkaktuar zjarrin.
Hetuesit besojnë se një “qark elektrik i shkurtër” pranë papafingos ishte përgjegjës për fillimin e zjarrit që shkrumboi katedralen e Notre Damit në Paris.
Policia franceze ka kontrolluar pamjet nga një aparat fotografik i instaluar vetëm disa orë përpara zjarrit, e cila besohet se përmbante të dhëna të rëndësishme.
Kamera u instalua rreth orës 14:00 nga kompania franceze ‘Echafaudage Europe’ dhe u vendos për të marrë fotografi çdo 10 minuta. Marc Eskenazi, një përfaqësues për Echafaudage, konfirmoi se tymi mund të shihet në disa nga imazhet që fillojnë nga ana jugore e Katedrales.
Përfaqësuesi i kompanisë franceze, tha se kamera nuk do të zbulojë shkakun e saktë të zjarrit, por do t’i tregojë hetuesve drejtimin për tek gjurmët.
Theksojmë se Europa Echafaudage ishte një nga pesë kompanitë e kontraktuara për të restauruar pjesën historike të katedrales, e cila ishte me kornizë druri dhe me një lartësi prej 90 metra, duke formuar pamjen e horizontit përgjatë lumit Senë.
Më shumë se 400 zjarrfikës morën pjesë në betejën nëntë orëshe për të shpëtuar katedralen simbolike të shekullit të 12-të.
Zjarrëfikësit arritën të shpëtonin harqe portreti, dritare dhe vepra arti të çmuara.
Zjarri i cili dogji pjesën më të madhe të çatisë së katedrales, do të merrte përmasa më të mëdha dhe do të shkaktonte dëme të tjera nëse zjarrfikësit e Parisit nuk do të vepronin në kohë.
Kujtojmë se presidenti francez Macron, ka theksuar se dëshiron që ta rindërtojë katedralen në mënyrë identike si dhe dëshirën që kjo gjë do të realizohet brenda pesë vjetësh, në mënyrë që të jetë në kohë për Olimpiadën Verore të vitit 2024.