Kërkesa që Holanda ka bërë për rikthimin e vizave për Shqipërinë ka marrë vëmendjen e duhur edhe ditën e sotme në seancën planare që është duke u zhvilluar ditën e sotme.
Kryeministri Rama nga foltorja ka thënë kjo kërkesë e papranushme dhe rikthimi i vizave për shqiptarët nuk ka për të ndodhur pasi në dhjetor KE ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% kriteret.
“I pranishëm në seancën parlamentare, reagoi duke thënë që nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar këtë problematikë. Ministri holandez u shpreh me tone shumë pozitive në adresimin e këtyre pikave që do të përbënin këtë arsye objektive për t’u konsideruar vendimi. Duhet të ketë një rritje e qëndrueshme ose dyshimi i atyre që emigrojnë në mënyrë të parregullt. Fakti flet për rënie. Duhet që vendi që merret në shqyrtim të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare”, ka thënë Rama.
Pra sipas kryeministrit shanset për të ndodhur rikthimi i vizave është zero, vendimi i Holandës sipas tij është politik dhe kundër emigrantëve.
“Nuk ekziston! Duhet të konstatohet kthimi mbrapa në zbatimin e të gjithë kritereve kritike të përcaktuara për lëvizjen e lirë. KE në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere. Qeveria nuk ka dhënë asnjë shenjë për vendimin e marrë nga parlamenti. S’ka rikthim vizash për shqiptarët. Vendimi politik i Holandës është kundër emigrantëve. Shanset janë zero”, ka thënë Edi Rama nga foltorja e Parlamentit.