Skip to content
Kronikë

Goditën policin në Dibër, 3 “të fortët” e pësojnë keq

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhin në qytetin e Peshkopisë ku një efektiv policie u dhunua nga 3 persona.  Në lidhje me këtë ngjarje 3 persona ishin të dyshuar dhe u shpallën në kërkim nga policia e qarkut Dibër. Pas më pak se 24 orëve kërkim janë ndaluar  tre personat të cilët ditën e djeshme pas konfliktit kanë goditur një efektiv policie duke i shkaktuar plagë.  Mësohet se në pranga kanë rëndë D. S. , 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi.

3 të akuzuari do të përballen me  akuzat për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie ), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij.

Ndërkohë ditën e djeshme pati dhe të shtëna me armë gjatë konfliktit midis efektivit dhe 3 personave. Për këtë policia e Dibrës sqaroi se  polici, M. K. , në kushtet  e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër dhe për pasojë nuk ka mbetur njeri i plagosur nga e shtëna me armë. Kjo tregon se krimi në vend nuk pyet më as për uniformat e policisë dhe për shtetin