Në bilancin javor lidhur me operacionet në kuadër të zbardhjes së ngjarjeve kriminale, goditjes së kultivimit të drogës dhe paligjshmërive të tjera, Policia e shtetit, bën me dije se gjatë kësaj jave janë arrestuar, 115 shtetas, 270 janë proceduar penalisht dhe 25 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga të cilët: 36 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. Janë zhvilluar 22 operacione policore. Sa i përket veprimtarisë së kultivimit të drogës, janë kryer 8 operacione me 12 të arrestuar përkatësisht në Mat, Sarandë, Pukë, Fier, Korçë dhe Elbasan. Janë sekuestruar rreth 51 kg lëndë narkotike kanabis, sasi heroine, mijëra bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë e ndryshme kriminale, medikamente të kontrabanduara, 4 radio si ato të Policisë, 3 automjete, 21 aparate celulare, targa shqiptare dhe të huaja, 2 palë dylbi, dokumente të falsifikuara dhe 7 mjete lundruese. 3 operacione kanë patur të bëjnë për armëmbajtje pa leje, përfshirë rastin e ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada, të cilit iu zbulua arsenal armësh.
Policia e Shtetit thotë gjithashtu se janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje, janë goditur 20 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 26 raste dhe 11 raste për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë sa i përket Policisë Rrugore, përgjatë jave janë pezulluar 466 leje drejtimi, nga të cilat: 360 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 67 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt ndërsa në pranga kanë përfunduar 35 drejtues mjetesh. 15.512 është numri i masave administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore. Sa u përket kontrolleve në vijën bregdetare, janë bllokuar 7 mjete lundruese, për kryerjen e manovrave të rrezikshme në perimetrin e sigurisë në plazhe.
E TRISHTË! I riu nga Gramshi gjendet pa shenja jete
Policia e Durrësit njoftoi se shtetasi Ermal Shaliu, 35 vjeç, u gjet pa shenja jete në fshatin Pjezë, Shijak. Shaliu,...