Kompania ‘Bana King’ vazhdon të bëjë “namin” me skandale teksa ditën e djeshme autoritetet bënë një “sy qorr” dhe liruan 7 të arrestuarit që zbatojnë urdhrat e Trifon Muratajt.
Çështjen e bananeve nga Ekuadori, gazetari investigativ Artan Hoxha e ka ndjekur në mënyrë kronologjike, ku nuk humb rastin të shigjetojë me ironi “blerjen” e institucioneve nga pronari i kompanisë “Zico SH.P.K”.
Së fundmi, Hoxha me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, me ironi ka shkruajtur se meqë lënda narkotike nuk u gjet, të paktën të kthehen arkat me banane, duke qenë se çmimni e tyre është në stratosferë, dhe për to nuk ka vendosur qeveria as bord transparence.
“Mbani ‘mallin’ na ktheni arkat me banane, se ka shkuar çmimi per lesh…
Te bananet per dreq, nuk ka as bord transparence nga qeveria….
Epo te çosh 20 polic porti ne burg per 60 arka me banane, hall i madh eshte???!!!
Jo per gje, por vete kembengulni se aty kishte vetem banane “te embla, te fresketa” Ekuadori”, shkruan Hoxha.
Vlen të theksojmë se Gledis Nano ka “mësuar nga gabimet” e së shkuarës dhe po e mbron me fanatizëm kompaninë e Trifon Muratajt, që vazhdon të bëjë “kërdinë” me kokainë të kamufluar mes bananeve. Pra edhe pse vazhdon të mbahet e fshehtë nga autoritetet kompania së cilës i përket, kontejneri është “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve “Bana King”, Trifon Murataj. Trifon Murataj ka fuqinë që të bëjë të heshtin edhe strukturat e larta shtetërore, që kanë për detyrë të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin në pranga personat përgjegjës.
Duket se ky i fundit i paska tentakulat shumë të shtrira në radhët e qeverisë, por jo vetëm. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Durrësit tregoi se Murataj nuk e paska hiç të vështirë të mbyllë punët edhe me gjyqësorin e famshëm të “reformës në drejtësi”.
Çudia më e madhe këtu është se si dikush që i ka të gjitha pushtetet në dorë si Edi Rama nuk bën asnjë lëvizje në lidhje me diçka që ka dalë sheshit. Ka vetëm një motiv Rama është pjesë e “çekmarrësve” të këtij trafiku./ GazetaReforma