Skip to content
Politikë

Manifestimi për çeljen e negociatave! Berisha tregon si po e sjellin administratën me zor

· 2 min lexim

Me datë 19 korrik 2022 për Shqipërinë ndodhi një ngjarje historike, pasi më në fund u çelën negociatat për antarësimin në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë që ditën e sotme qeveria ka organizuar një manifestim me pjesëmarrje masive në sheshin “Skënderbej.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në facebookun e tij një mesazh ku punonjësit e administratës detyrohen të marrin pjesë me urdhër në mitingun festiv që organizon nesër Partia Socialiste në Sheshin Skënderbej, për të festuar me disa këngëtar të njohur shqiptarë, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe miqësinë 100-vjeçare me SHBA.

Sipas Berishës ky është mitingu me detyrim i partisë-shtet.

“Ky është mitingu me detyrim i partisë-shtet!

Lexoni mesazhin që kanë marrë të gjithë rrogtarët e shtetit në Malesinë e Madhe! sb

Përshëndetje,

Në kuadër të 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve me SHBA dhe për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, jemi të ftuar me datë 28 korrik, ora 19:00 në sheshin Skënderbe.

Pjesëmarrja juaj dhe e punonjësve tuaj është e detyrueshme dhe e domosdoshme.

Ju lutemi të konfirmoni numrin e punonjësve që do sillni me emër, mbiemër, numër telefoni , sot deri në orën 15:00.

Nesër në orën 16:30 vihet ne dispozicion autobuzat pran drejtoris për në Tiranë.

Faleminderit!”, shkruan Berisha.