Gjykatësja Zamira Vyshku, ndodhet në arrest shtëpie për shkak se akuzohet se ka kryer korrupsion, teksa janë zbardhur përgjime që e “fundosin” atë.
Vyshku në bashkëpunim me avokatin Ilir Pashaj, kërkoi një shumë lekësh në këmbim të ndryshimit të masës për të arrestuarin Xhulio Musajin,i cili ishte i arrestuar për plagosje.
Ndërkohë është zbardhur nga Ballkan Web dosja hetimore ku janë bërë përgjime ambientale dhe telefonike të gjyqtares dhe avokatit, por edhe të personave të tjerë të përfshirë në rastin korruptiv. Më poshtë sjellim disa pjesë nga dosja e prokurorisë, ku flet Taulant Ramollari dhe Andrea Tirana.
PËRGJIMET:
A: Sa do të merrja në telefon prandaj thashë
B: Jo re pse?
A: Ee. bana muhabet unë
B: Ca tha?
A: Një dyshe do
B: Epo mirë
A: Shqiptare
B: Mirë
A: I thash unë me zot i kemi mbledhur, donte dy euro, i thashë nuk kam. Dy shqiptare i thashë
B: He?
A: Thashë unë me zor i kemi mbledh i thash, dhjeçe, njëqindshe, njerëzit tanë i thashë unë
B: Ehë
A: Mirë tha ai nesër do marri një raport, do e anuloj gjyqin nesër
B: Po pra
A: E do shkoj unë ta marr raportin
B: Dysh do ja marrësh?
A: He se do e marr unë po nuk flas dot nëpër telefona o burr po hë
B: E mirë hajde pra
A: Takohemi në shtatë te kafja
B: Mirë hajde
A:Hajde, hajde natën