Kalvari i gjatë i shtyrjes së seancave vazhdon për mjekun kardiolog Edvin Prifti, pasi ditën e sotme është shtyrë për të katërtën herë gjygji ndaj tij. Shkak për shtyrjen është mungesa në seancë e prokurorit të SPAK. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku, i cili shkruan në faqen e tij në facebook, se prokurori i SPAK pasi nuk u paraqit tre herë në seancë, mungoi edhe ditën e sotme. Kujtojmë se mjeku Prifti u vu në pranga pas përgjimeve ku sekretarja e Gjykatës së Krujës, deklaronte se do ti jepte një shumë eurosh, në mënyrë që ti bënte operacion pa radhë nënën e saj në ambientet e QSUT. Pas kontrolleve atij iu gjet një shumë e madhe parash në banesë dhe në zyrë, çka i shtoi dhe akuzën e pastrimit të parave, ku më pas GJKKO vendosi dhe masën e arrestit ndaj tij. Situata me gjyqësorin duket se ka shkuar drejt kolapsit me ndryshimet e “reformës në drejtësi” dhe është bërë mjaft i ditur fakti që SPAK nuk ka kompetencën të përballojë volumin e dosjeve që ka. Krahas kësaj iu shtuan dhe 2 problematika të tjera si bojkoti i avokatëve dhe “reforma territoriale”. Pasojat paguhen nga konsumatorët si gjithmonë.
Statusi
GREVE NE SPAK!
Keto kohet e fundit u mesuam me greven e avokateve por per mua ishte ndryshe, pikerisht u gjenda prej muajsh nen “greven” ose me mire mosparaqitjen e prokurorit ne gjykate. Sot nje dite tejet interesante dhe nje gur prove per mosvertetesine e fabules intrigante te thurur ndaj meje.
Sot gjyqi anullohet per here te katert pasi perfaqesuesi i SPAK nuk eshte i pranishem, tregues evident i mos perballjes me provat dhe te verteten. Seanca kishte te bente me konfrontimin me prova dhe ekspertize kontabel te cilat vertetojne te verteten time dhe jo cka eshte vjellur me dashje apo pa dashje ne emrin tim. Prokurori i ceshtjes qe vete kishte rene dakort per daten pas 3 heresh qe nuk paraqitej sot cuditerisht nuk ishte prape i pranishem.
Nuk e besoja qe pas nje viti e gjysem denigrimi, njeanshmerie, shkaterrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollakre, te mos evidentohet as kurajua me e vogel e perballjes me te verteten. Cdo njeri mund te hetohet pasi dyshimi eshte plotesisht brenda te drejtes dhe ligjit, por mos perballja, mos qasja ndaj te vertetave dhe provave dhe per me teper fshehja e tyre nga institucionet shteterore ka nje emer tjeter. Une kam qene ne dispozicion dhe ne cdo kohe jam perballur bile edhe ne momentet me te veshtira. Por frika ndaj perballjes mbetet nje atribut i te dobetit ose atij qe ka gabim!
Eshte e cuditshme qe institucioni ne fjale te jete kaq i njeanshem kur edhe pse nen nje dyshim minimal nuk pati asnje hezitim te perbalte emrin, reputacionin dhe sakrificat e nje qytetari, te shkelte ligjin sa here, dhe nderkohe nuk analizon pikerisht provat dhe faktet qe heqin keto dyshime.
Le qe cthem ne menyre retorike?! Media identifikoi fshehjen e provave ndaj meje te cilat dolen fare rastesisht mbase nga ndonje gabim aftesish ne nje ceshtje tjeter.
Dum spiru spero (sa kam fryme shpresoj).